Janevska: Institucionet private të arsimit të lartë që nuk i plotësojnë kushtet të mbyllen vetë, nëse jo, do t’i mbyllim ne

Ministrja e Arsimit Vesna Janevska paralajmëron kontrolle në institucionet arsimore shkencore dhe masa ku ka shkelje të normave juridike.

Ndërkohë  Janevska njoftoi se ministria e Arsimit ka mbyllur përkohësisht shkollën e lartë profesionale, fakultet i biznesit dhe ekonomisë në Shkup për shkak të parregullsive të shumta që janë konstatuar.

Sipas Janevskës, problemet në këtë institucion arsimor kanë lindur që nga ndryshimi i pronësisë në vitin 2022.

Në 15 muajt e fundit janë mbyllur 14 institucione shkencore private, disa për shkak të mos aktivitetit ndërsa disa për shkak të mosplotësimit për punë.

“MASH formoi komision dhe bëri mbikëqyrje në këtë institucion dhe u konstatuan një numër i madh i parregullsive. Si nga kuadri ashtu nga pajisjet, u dhamë një muaj afat që ti përmirësojnë parregullsitë por për shkak se ata nuk reaguan fare, por i humbën edhe mundësitë, u drejtuam deri te Agjencia e cilësisë në arsimin e lartë e cila gjithashtu konfirmoi se ky i ashtu quajtur fakultet, respektivisht shkollë e lartë është jo funksionale dhe sipas ligjit ne dje dhamë vendim për ndërprerje të përkohshme të këtij institucioni arsimor”, tha Vesna Janevska – Ministre e Arsimit./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme