Janjiq e quan manipulim ftesën e Vuçiqit për dialog për Kosovën

Koordintatori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike dhe analisti politik, Dushan Janjiq, deklaroi se ideja e kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për dialog të brendshëm për Kosovën është krijuar në bazë të vlerësimit se gjatë mandatit të tij duhet ta nënshkruajë marrëveshjen me Prishtinën, e cila ligjërisht është obligative.

“Të bisedohet është një punë e mirë, të shkëmbejmë mendime, por ajo që Vuçiq dëshiron- dialog për të ardhmen nuk është e nevojshme dhe as e mundur, sepse ajo që duhet biseduar tashmë është programuar, sigluar- të ecet drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Tani nuk ka tjetër çka të veprohet, pos vlerësimit që në mandatin e tij të nënshkruajë marrëveshjen, e cila ligjërisht është obligative”, deklaroi Janiq për Beta.

Sipas Janiqit nuk ka motive tjera për të ndarë përgegjësinë për Kosovën me Vuçiqin, i cili është zgjedhur me shumicë absolute për kryetar të vendit dhe, për më tepër, ka konrtollin edhe mbi Qeverinë dhe mbi Kuvendin, transmeton RTK.

“Në të vërtetë Vuçiq nuk ka ide të qartë se për çfarë të bisedohet, por për këtë paraprakisht diskualifikon të gjithë ata që mund të dalin kundër, andaj dialogu, në të vërtetë, është manipulim”, sqaroi Janjiq, duke shtuar se Vuçiq do të arsyetohet “ unë ju pyeta, ju heshtët, nuk u përgjigjët, prandaj kam marrë vendim atë që duhej ta merrja dhe tani përgjegjësia është e të gjithëve”.

Analisti politik serb, Dushan Janjiq shtoi se që më 2015-ën Vuçiq dërgoi një propozim të tijin për çështjen e Kosovës, por vetë ai, për dallim nga përfaqësuesit e Berlinit e të Brukselit, nuk i është përgjigjur.

“Qeveria e Vuçiqit nuk konstaton askë që nuk është në Qeveri dhe për këtë ai duhet ta ndryshojë sjelljen, … gjithë çka është marrë vesh duhet të dërgohet në Parlament, sepse nuk mjafton vetëm njoftimi që çdo 6 muaj vjen nga Bruklseli. Puliku duhet të jetë i informuar”, shtoi Janiq.

Si problem të madh, anlisti politik, Dushan Janjiq, vlerësoi mosinformimin e publikut në Serbi, duke shtuar se asgjë nuk mund të arrihet nëse qytetarët nuk dinë e nuk janë të informuar se çfarë punojnë politikanët.

Sipas tij, ideja e Vuçiqit, e hartuar si shkrim autorial, “Përse Serbisë i duhet dialog i brendshëm për Kosovën”, ishte ideologjike dhe do të ishte më mirë të mos e bënte fare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme