Janjiq: Modeli i dy Gjermanive, zgjidhja më e mundshme për Kosovën

Serbia dhe Kosova me siguri se marrëdhëniet do t’i rregullojnë sipas modelit të dy Gjermanive, ka deklaruar drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike Dushan Janjiq. Ai ka thënë se Serbia duhet ta nënshkruajë marrëveshjen juridikisht detyruese në procesin e integrimeve të BE-së, por nuk detyrohet që ta njohë Kosovën, transmeton Koha.net.

Janjiq, siç përcjell N1, ka thënë se dialogu i brendshëm serb me ringjalljen e tregimit për kufizim e ndarje ia ka vështirësuar punën kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiqit në gjetjen e zgjidhjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Ai ka shtuar se Vuçiq me siguri gjatë prillit do ta paraqesë platformën për Kosovën, ndërsa, sipas tij, dialogu i brendshëm që e inicioi nuk i ndihmoi shumë.

“Ai s’e krijoi përkrahjen e opinionit publik dhe kështu ia vështirësoi vetes punën. Ia vështirësoi vetes punë duke ringjallur fjalët e Qosiqit e të tjerëve për kufizim, për ndarje territori. Pra, përnjëherë anëtarët e qeverisë dhe partnerët e koalicionit, Aleksandar Vulin dhe Ivica Daçiq, u paraqitën pengesa serioze, sepse krijuan opinionin publik që thotë se kjo është e mundshme”, ka thënë Janjiq.

Ai ka vlerësuar se zgjedhjet në Beograd i kanë mundësuar Vuçiqit që pa dilema të vazhdojë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Ai ka theksuar se rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës është i mundur sipas modelit të dy Gjermanive.

Duke treguar se aktualisht, derisa po vazhdon dialogu i brendshëm, spekulohet të jenë grupe propozimesh, ai ka thënë se nëse synohet BE-ja, atëherë është vetëm një opsion.

“Kjo do të thotë se nëse dëshirohet të shkohet në normalizim, në nënshkrimin e marrëveshjes juridikisht të detyrueshme për të hyrë në BE, Serbia nuk detyrohet ta njohë Kosovën. Por, parimisht hapet edhe kjo perspektivë. Dhe tjetra, ajo mundet të mos votojë për anëtarësimin e Kosovës në OKB, porse Serbia as mos ta mbyllë këtë mundësi. Ky është ai që quhet model i dy Gjermanive”, ka thënë Janjiq.

“Momenti kyç është 31 dhjetori i vitit 2023. Nëse përmbushet ujdia në marrëveshjen juridikisht të detyrueshme deri në këtë datë dhe mbyllen edhe kapitujt tjerë, Serbia e merr ftesën për anëtarësim në BE”, ka thënë Janjiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme