Drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike Dushan Janjiq e ka quajtur të keq dhe të tejkaluar propozimin e Vladan Kutleshiqit për Kosovën, i cili parasheh pavarësi të Kosovës por në union me Serbinë.
Ky propozim thuhet të jetë përkrahur edhe nga kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net.
Sipas mendimit të Janjiqit, Vuçiq ka qenë cinik kur ka thënë se propozimi i Vladan Kutleshiqit është i mirë, sepse, siç ka thënë ai për “danas”, edhe Vuçiq e ka të qartë se ky propozim është “shumë i keq dhe tashmë i tejkaluar “.
“Vladan Kutleshiq ka punuar për Slobodan Milosheviqin, ka qenë këshilltari i tij kryesor i tij dhe ky propozim është përpjekje për arsyetimin e asaj politike të tmerrshme. Kjo ide është krejtësisht larg mendjes. Pse Kosova do të pranonte çfarëdo unioni me Serbinë”. Për këtë arsye Vuçiq duhet të jetë më i qartë kur të deklarohet publikisht”, citon “danas” të ketë thënë Janjiq.
Vuçiq, sipas Janjiqit, ka propozuar dialog publik për temë shumë më të rrezikshme, e ajo, sipas tij, është propozimi i Ivica Daçiqit- kufizimi.
“Kjo është ide e rrezikshme që do ta tërheqë vijën kufitare të Serbisë deri te Vranja e veriu i Kosovës kurrë nuk do të jetë në Serbi. Po ashtu, me këtë, do të hapet edhe çështja e Sanxhakut”, ka përfunduar Janjiq.