Jankoviq: Vuçiq-i e pagoi takimin me Angela Merkel me pronat në Kosovës

Është plotësisht e qartë se Aleksandar Vuçiq-i, takim parazgjedhor me kancelaren e buzëqeshur gjermane ,Angela Merkel, e pagoi me pronat shtetërore.

 

Kështu ka deklaruar kandidati presidencial në Serbi, Sasha Jankoviq, i cili ka thënë se kjo është edhe një njohje e pavarësisë së Kosovës.

Ai i tha agjencisë së lajmeve Beta tha se “në zinxhirin e dobësuar shtetëror të Republikës së Serbisë, Vuçiq-i është hallka më e dobët”.

“Kosova ka përdorur mekanizmin politik për suksesionin e ish republikave jugosllave që e bënë këtë në mënyrë të ngjashme. Por, Kosova nuk është një ish-republikë. Marrëveshjet e fshehta dhe negociatat nuk udhëhiqen kur është fjala për diplomacinë dhe shtetin, e as që do të mbeten sekrete përgjithmonë marrvëshjet sekrete”, ka përfunduar Jankoviq.

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të gjithë pronën e paluajtshme në Kosovë, të regjistruar në emër të Jugosllavisë, Serbisë dhe të Krahinës Autonome të Kosovës, t’a regjistrojë në emër të Republikës së Kosovës, Jankoviq ka reaguar të Twitter me qëndrimin se “autoritetet e Kosovës uzurpuan pronën shtetërore të Serbisë”.

“Çmimi – buzëqeshja mospërfillëse në shoqërinë me Angela Merkel. Ndoshta e dërgojmë një tren të nderit”, ka shkruar Jankoviq në llogarinë e tij në Twitter./ Sakte.net /.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme