Jankuloska: Naser Selmani, marionetë që plotëson agjenda të huaja

Ish-ministresha e punëve të brendshme, Gordana Jankuloska, përmes rrjetit social Facebook, ka raguar ndaj Naser Selmanit, kryetar i SHGM-së, duke thënë se nuk ka përgjuar.

Ajo e akuzon Selmanin dhe personat tjerë se janë marionetë që plotësojnë agjenda të huaja. Jankuloska thotë se në emisionin Top Tema në Tv Telma, aktivistë opozitarë e sulmuan OBRM-PDUKM-në me gënjeshtra, shpifje dhe pohime të pavërteta.

Ajo konsideron se Selmani nuk i besoj asaj që është porositur që ta thotë, pasi që edhe vetë Jankuloska është përgjuar. Më tej, Jankuloska thotë se edhe pas dhjetë cikleve zgjedhore të humbura, Selmani dhe të tjerët ende nuk e kuptojnë se te populli nuk kalojnë gënjeshtrat dhe se përsëritja e tyre nuk do t’i bëjë asnjëherë si të vërteta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme