Japonezët riparojnë gropën gjigante për vetëm dy ditë [video]

E martë, 15 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Vetëm 48 orë është dashur që të rikthehet funksionimi i rrugës në qytetin Fukuoka në Japoni, pas një grope të thellë të krijuar ditë më parë gjatë punimeve ndërtimore që po bëheshin për zgjerimin e sistemit të metrosë.

The Guardian shkruan se ky është një demonstrim tipik i mjeshtërisë dhe efikasitetit të Japonisë, transmeton Koha.net.

Rruga është rihapur në orët e hershme të së martës, pasi zyrtarët konfirmuan se rruga është e gatshme për qarkullim.

Mediat lokale kanë raportuar se kjo gropë ishte shkaktuar nga punimet e ndërtimit në një zgjatje të një linje nëntokësore.