Japonia goditet nga tërmeti me magnitudë 5.3, nuk raportohet për cunami

Japonia është goditur nga një tërmet prej 5.3 shkallësh. Epiqendra ka qenë në bregdetin japonez të Paqësorit, afër ishullit Honshu.

Tërmeti u regjistrua orën 1 e 13 minuta pas mesnatës sipas kohës lokale dhe kishte një thellësi prej 50 kilometrash.

Lëkundjet janë ndier edhe në rajonet Nagano dhe Aichi, por autoritetet nuk kanë dhënë alarm për cunami.
Japonia goditet shpesh nga tërmetet për shkak se shtrihet në perimetrin e të ashtuquajturës “Unaza e zjarrtë”, që është zonë me aktivitet të lartë sizmik në një sipërfaqe të madhe përreth Oqeanit Paqësor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme