Japonia i akordon Kosovës një grant 250 milionë jenësh

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, pas takimit dypalësh që ka zhvilluar sot me ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe, kanë nënshkruar një marrëveshje dypalëshe, përmes të cilës Kosova do të përfitojë një grant me vlerë prej 250 milionë jenë japonezë (rreth 2 milionë euro).

Qeveria japoneze me këtë grant synon promovimin e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit tonë nëpërmjet programeve të ndryshme, që ndërlidhen me këto fusha.

“Japonia është vend, që ka dhënë dhe vazhdon të japë shumë për zhvillimin dhe fuqizimin e Kosovës. Ajo si vend me interes strategjik për vendin tonë bën pjesë në mesin e aleatëve të fuqishëm, me të cilët në këtë 10 vjetor të themelimit të marrëdhënieve diplomatike synojmë thellimin e bashkëpunimit bilateral. Lajm tjetër i mirë është hapja e ambasadës së Japonisë në Prishtinë, që është një dimension i ri në marrëdhëniet tona. Në shenjë miqësie në mes dy popujve tanë pranë shtatores së Ismajl Qemalit, bashkë me ministren Abe dhe kryetarin e Prishtinës Ahmeti mbollëm edhe një qershi japoneze – Sakura”, ka thënë Pacolli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme