Japonia në panik, 3 aeroplanë ushtarak rusë i afrohen kufinjve

Japonia ka aktivizuar aeroplanët luftarak pasi ka zbuluar se tre aeroplanë të ushtrisë ruse që i janë afruar kufinjëve të këtij shteti më 24 janar, njofton ministria japoneze e mbrojtjes.

Bombarduesit rusë të llojit “TU-95 Bear” i janë afruar tokës japoneze nga veriu dhe më pas kanë fluturuar mbi Detin Japonez gjatë pasditës, thuhet në njoftim.

Dy prej tyre më pas kanë fluturuar drejt ishullit jugor të Okinavës, duke bërë xhiro përreth shtetit për tu kthyer në Rusi në mbrëmje, njofton ministria japoneze e mbrojtjes.

Aeroplanët rusë nuk e kanë shkelur hapësirën ajrore japoneze, ka thënë Japonia.

Përballja e tillë e fundit që përfshinte aeroplanët ushtarak rusë në kufi, ka ndodhur në janar të vitit të kaluar. Megjithatë, gjatë vitit të fundit, shumica e 500 fluturimeve nga aeroplanë ushtarak të huaj, afër këtij shteti dhe që janë zbuluar nga ministria e mbrojtjes japoneze kanë qenë aeroplanë kinezë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme