Dhëndri i Presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, ka ulur qasjen në dokumentet sekrete në Shtëpinë e Bardhë, raportojnë mediat amerikane.
Kushner, një këshilltar i lartë i presidentit, po merrte informacione të fshehta të sigurisë, por kishte vetëm qasje të përkohshme, njofton Klan Kosova.
Ai dhe ndihmësit e tjerë të Shtëpisë së Bardhë të cilët ende nuk kanë marrë leje të përhershme nuk do të marrin informacione të të tjera të fshehta.
Ai kishte akses në raportin e përditshëm të Presidentit, një raport sekret të shërbimit të fshehtë.
Lëvizjet u konfirmuan nga avokati i Kushner në Politico, dhe nga dy zyrtarë të paidentifikuar në agjencinë e lajmeve Reuters.