Jashari nga Prekazi: Nuk ka ardhur ende dita për çfarë ranë dëshmorët

Sot më 18 qershor janë mbushur 21 vite nga çlirimi i qytetit të Skenderajt nga forcat e armatosura serbe.

Me rastin e përvjetorit, kryetari i Komunës, Bekim Jashari bashkë me një delegacion kanë bërë homazhe para shtatores së Adem Jashari, me të vazhduar në kompleksin memorial në Prekaz.

Jashari pas homazheve në Prekaz deklaroi se ende pas dy dekadave nuk ka ardhur dita për të cilën kanë rënë dëshmorët.

“Është një ditë e madhe për qytetin dhe vendin tonë. Ky muaj, i 21 viteve më parë  të çlirimit të popullit tonë të shumë vuajtur. Breza të tërë kanë shkuar që të gëzojmë ne sot këtë ditë. Për fat të keq, ende nuk është dita për çfarë kanë rënë të gjithë këta dëshmorë. Dëshmorët nuk kanë rënë që ky vend të jetë vetëm I lirë nga okupatori. Por, që ky vend të ketë mirëqenie, të dëshirojë këtë vend që të jetoj e jo të ik. Shpresojmë qe vitet e ardhshme t’i presim më mirë. Të kemi mendje të shëndosh, e ta duam njëri-tjetrin”, tha Jashari para gazetarëve.

Delegacioni ka vazhduar homazhe edhe tek Kompleksi i Dëshmorëve në Marinë.

Pastaj, do të mbahet seancë solemne e Kuvendit Komunal, në nderim të të rënëve për liri.

Gjithashtu kryetari Jashari do të vizitojë familjet e dëshmorëve dhe do t’iu ndajë mirënjohje.

/Xheneta Murtezaj, kallxo.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme