Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, që po merr pjesë në protestën kundër vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në fshatin Banjë ka thënë se protesta është organizuar nga qytetarët dhe shoqatat e dala nga lufta.
Ai tutje ka shtuar se presidenti serb nuk mund të kalojë pa kërkuar falje për vrasjet dhe masakrat e kryera nga regjimi serb gjatë viteve 98-99.
“Kjo është protestë e qetë e qytetarëve, tani sa dola për të parë nga afër situatën. Protesta është organizuar nga qytetarët dhe shoqatat e dala nga lufta. Kemi 15 mijë të vrarë, 1600 të zhdukur. Unë solidarizohem me qytetarët e komunës sime që nuk mund të kalojë presidenti serb pa kërkuar falje, për viktima dhe masakrat që kanë ndodhur gjatë viteve 98-99. Kë kalojë në Drenicë sikur nuk ka ndodhur asgjë, kjo s’ka kuptim”, ka thënë Jashari.
Vizita e Vuçiq në Banjë pritej të realizohej në orën 9:15 ndërkaq që ende nuk dihet nëse ai është nisur për atje.