Shkupi sot do të ketë mot kryesisht me diell dhe të ngrohtë, me vranësira të pakta lokale. Gjatë ditës do të fryjë erë e dobët deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 24 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës do të arrijnë deri në 31 gradë Celsius. Kushtet atmosferike mbeten të qëndrueshme. Presioni atmosferik është 978 hPa, lagështia e ajrit 23 për qind, ndërsa shpejtësia e erës rreth 2 metra në sekondë.
Sipas parashikimit për ditët në vijim, moti do të mbetet kryesisht me diell dhe i nxehtë, me temperatura maksimale që në disa zona do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius./Alsat.mk.
The post Java sjell mot të kthjellët dhe temperatura verore deri në 34 gradë appeared first on Alsat.



