Java vendimtare për demarkacionin

Kompromisi mes Qeverisë dhe një grupi të deputetëve brenda Lidhjes Demokratike pritet ta “zhbllokojë” çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Burime të gazetës kanë thënë se Qeveria ka shprehur gatishmëri ta pranojë propozimin e 16 deputetëve të LDK-së, në këmbim të votës së tyre pro demarkacionit.

Propozimi për kryeministrin Mustafa është që Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi t’i bashkëngjitet një aneks-marrëveshje tjetër, sipas së cilës Qeveria obligohet që pas dy vjetëve ta rishqyrtojë pjesën e vijës kufitare në Kullë dhe Çakorr, aty ku ka pretendime se Kosova humb territor në raport me shtetin malazias. Pasi të arrihet pajtimi mes partnerëve, marrëveshja mund t’i procedohet Kuvendit për miratim të enjten ose të premten, shkruan sot “Koha Ditore”.

Deputeti i LDK-së, me profesion gjeograf, Shpejtim Bulliqi, ka qenë ndër më të zëshmit në kundërshtim të versionit aktual të Qeverisë. Por, sipas tij, propozimi që kanë dhënë bashkëpartiakët do ta ndryshonte qëndrimin e tyre karshi demarkacionit.

“Është një aneks-marrëveshje, me disa kritere të reja, të cilat nëse ka mundësi të përmbushen do të dalim prej kësaj situate. Kërkesa ka shkuar si tërësi dhe tash varet prej kryeministrit si do të veprojë”, ka thënë Bulliqi. Ai ka shtuar se vazhdon ta kundërshtojë versionin aktual për demarkacion, por nuk është edhe kundër arritjes së ndonjë marrëveshjeje… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme