Javën e ardhshme deri në 40 gradë! Ja kur bien temperaturat?

Gjatë vikendit në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat  minimale  do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 30-32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, të hënën, temperaturat në vendin tonë, si dhe në rajon, do ta arrijnë maksimumin.

Sipas të dhënave të fundit, dita e parë e javës së ardhshme pritet të jetë shumë e nxehtë, ku temperaturat në Kosovë do të arrijnë deri në 38 gradë celsius.

Ndërkaq, në rajon, përfshirë Shqipërinë dhe Serbinë, temperaturat të hënën do të shënojnë 40 gradë celsius.

Edhe të martën do të jetë nxehtë, ndërkaq nga 12 korriku pritet freskim i motit dhe temperaturat do të sillen nga 27 deri në 29 gradë celsius. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme