Javën e ardhshme kryeministri i Maqedonisë Zaev e viziton Kosovën

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, javën e ardhshme e viziton Kosovën, ka njoftuar qeveria e Maqedonisë.

Sipas kumtesës, kjo do të jetë vizita e parë e një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë.

Gjatë vizitës në Prishtinë, të martën më 12 dhjetor, zoti Zaev do të takohet me zyrtarët më të lartë të Kosovës, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, dhe kryetarin e kuvendit, Kadri Veseli.

Në delegacionin e qeverisë së Maqedonisë, do të jenë edhe ministri i ekonomisë, Kreshniq Bekteshi, ministri për transport dhe lidhje, Goran Sugareski, ministri i kulturës, Robert Alagjovski, dhe ministri i angazhuar për diasporë, Edmond Ademi.

Maqedonia e ka njohur Kosovën në vitin 2008, kur kryeministër ishte Nikolla Gruevski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme