‘Jeni të gjithë vrasës’/ Macron pritet me zemërim në Bejrut

Sikur të mos mjaftonte kriza e thellë ekonomike dhe politike, tani vjen shpërthimi vrastar. Në Bejrut të Libanit, qytetarët janë të zemëruar.

Këtë zemërim e ndjeu edhe vetë presidenti francez, Emmanuel Macron.

Gjatë vizitës së tij në Bejrut, ai u gjend mes turmës së zemëruar, raporton gazeta BILD.

“Ju jeni të gjithë vrasës,” bërtiti një grua. “Ku ishit dje?”

Turma vazhdoi të thërriste kundër presidentit libanez, Michel Aoun.

“Aoun, ti je terrorist,” thërriste turma.

Mes viteve 1975 dhe 1990, shumë libanezë përjetuan luftën civile. Por ata thonë se shpërthimi në port është gjëja më e keqe që u ka ndodhur.

1 / 4

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme