Ende pa u mbushur 24 orë nga paralajmërimi se do të ketë shkarkime në drejtoritë e klinikave, Nino Vasev vetë deponoi dorëheqjen nga pozita drejtor i Klinikës së Onkologjisë. Pas raportimeve të vazhdueshme të Tv Alsat për skandale të terapive, kreu i spitalit ku trajtohen pacientët me kancer hoqi dorë nga detyra e tij, konfirmojnë nga Ministria e Shëndetësisë. I Pyetur nga TV Alsat, dje Kryeministri tha se nuk do të toleroj keqpërdorime të tilla dhe kërkoi afat 48 orë që të merren vendime për shkarkim. Gjithashtu, dorëheqje sot dha edhe drejtoresha e Pediatrisë Aspazija Sofjanova për keqpërdorime të vet nënshkrimit të pagave dhe mëditjeve për kujdestaritë, e cila dyshohet se nuk i ka zbatuar fare në Klinikën për sëmundje të fëmijëve. Për 10 Klinika të tjera pritet të publikohet nesër raporti në Qeveri.
Përgatit: Adnan Qaili