Jep dorëheqje shefi i AKI-së

Shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, i ka ofruar dorëheqjen e kërkuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajmi është konfirmuar për KTV-në nga zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi. Ajo ka thënë se ka disa ditë që Gashi e ka dorëzuar pozitën e tij por sot e ka përfunduar punën.

Driton Gashit i ishte kërkuar ta lirojë pozitën javë më parë, pas skandalit të dëbimit të 6 shtetasve turq nga Kosova.

Por, krahasuar me ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj, Gashi nuk e kishte liruar pozitën e pëlqimin për këtë nuk e kishte dhënë as Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në Zyrën e tij patën thënë se Presidenti nuk e përkrah kërkesën e kryeministrit pa përfunduar hetimet dhe pa parë cila ka qenë përgjegjësia e AKI-së për aksionin.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kishte falënderuar Inteligjencën kosovare për aksionin.

Emërimi i drejtorit të AKI-së bëhet nga Presidenti në koordinim me kryeministrin e Kosovës dhe ai shërben si këshilltar për siguri i të dy zyrtarëve shtetërorë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme