Jep dorëheqje zëvendësministrja e MASHTI-t

Përmes një postimi të bërë në Facebook të martën, ajo ka njoftuar se dorëheqjen ia ka dorëzuar kryeministrit Albin Kurti, ndërsa ka thënë se për shkaqe subjektive e ka të pamundur të vazhdojë më tej angazhimin në këtë detyrë.

“Takimin përshëndetës me Kryeministrin e zhvilluam në frymë shumë pozitive siç ka qenë edhe bashkëpunimi me të dhe gjithë kolegët e qeverisë gjatë kësaj detyre. Kryeministrin Kurti e falënderoj përzemërsisht për besimin e dhënë, mbështetjen dhe afërsinë e treguar në këto dy vite shërbim”, ka shkruar Maloku-Bërdyna.

Tutje, ajo ka thënë se në Qeverinë e Kosovës ka punuar me përkushtimin maksimal personal e profesional.

“Jam krenare sidomos për kontributin e dhënë në zhvillimin e fëmijërisë së hershme, rritjen e përfshirjes së vajzave/grave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë e matematikës (STEM), avancimin e gjithë përfshirjes në arsim, zhvillimin e shkencës e inovacionit dhe urëzimin e bashkëpunimeve rajonale e ndërkombëtare”.

“U jam thellësisht mirënjohëse kolegëve me të cilët kam ndarë sukseset e sfidat në këtë rrugëtim të përbashkët. Për mua, ka qenë nder i jashtëzakonshëm dhe privilegj jetësor t’i shërbej vendit tim. Tani po i kthehem punës sime akademike, për të vazhduar aty kontributin tim në arsim e në shkencë”, ka përfunduar Maloku-Bërdyna.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme