Edmond Rrushi ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Pritet që posti të merret nga Olsi Komici, i cili ka qenë komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Nuk dihet ende arsyeja përse Rrushi ka dhënë dorëheqje, por besohet se ai do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 11 majit.
Ish-zëvendës ministri i LSI-së së asokohe, erdhi në detyrë si drejtori i AKU-së pas Keta Dodës.