I jepet sot lamtumira e fundit Liridona Murselit, gruas që dyshohet se u vra nga grabitësit në Prishtinë.
30-vjeçarja, gruaja e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit, e cila dyshohet se u vra nga grabitësit me 29 nëntor, do të varroset në varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës.
Policia e Kosovës kishte konfirmuar se më 29 nëntor, rreth orës 20:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku një grua ka mbetur e vrarë, në sy të burrit dhe të fëmijëve të mitur.
Në një postim në Facebook, ajo thotë se skenari i plaçkitjes është i pabesueshëm. Madje sipas saj, policia duhetë të hetojë për vrasje me paramendim.
“Skenari i vrasjes pas plaçkitjes, më i pabesueshmi. Policia duhet të hetoje për vrasje të qëllimshme, me paramendim”, tha ajo.
Kurse avokati i njohur, Arbër Jashari, përmes një postimi në Facebook shkruan se vrasja e Liridona Murselit ngjan si një ngjarje e planifikuar mirë duke ngritur dyshime për ngjarjen që tronditi Kosovën.
Sipas asaj që dihet deri tani, Liridona Murseli u ndalua nga një grabitës teksa ishte duke udhëtuar me makinë me bashkëshortin dhe fëmijët. Ai u rrëmbeu portofolat dhe telefonat, dhe më pas qëlloi me armë zjarri drejt makinës, ku plumbi kapi Liridona Murselin duke i shkaktuar vdekjen në vend.
Avokati Jashari thotë se grabitësit nuk targetojnë qytetarë që udhëtojnë me makinë, por institucione si banka apo argjendari. Ai thotë se grabitësit gjithashtu nuk qëllojnë, vetëm në raste kur ndihen të rrezikuar, por sipas tij është pak e besueshme që grabitësi të jetë ndjerë i rrezikuar nga një grua.