Jepet urdhër për të mos lejuar futjen e lodrave të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve

Prej 15 mostrave të lodrave sa Kosova i ka dërguar për testim në Holandë, 12 prej tyre kanë rezultuar të rrezikshme për përdorim.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili po ashtu bëri të ditur se ka kërkuar nga Dogana e Kosovës që prioritet ta ketë sigurinë e lodrave, dhe të ndalojë importin e të gjitha lodrave nga tregu aziatik, të cilat nuk i plotësojnë kriteret e kërkuara.

“Prej 15 mostrave të lodrave të cilat i kemi dërguar për testim në Holandë, 12 prej tyre kanë dal të rrezikshme për përdorim. Ne sot kemi marrë analizat përfundimtare nga laboratori ‘SGS’ në Holandë dhe sipas analizave këto mostra janë ‘jo konform’ me parametrat e përcaktuar në ligjet dhe standardet përkatëse. Menjëherë kemi kërkuar nga Dogana e Kosovës që ta kenë si prioritet të lartë, sigurinë e lodrave dhe të ndalojnë importin e të gjitha lodrave nga tregu aziatik që nuk i plotësojnë kriteret”, ka shkruar ministri Hasani.

Ka thënë tutje se siç e përcakton edhe Ligjit për Kërkesat Teknike për Produktet dhe Vlerësim të Konformitetit dhe Rregullorja Për Sigurinë e Lodrave, të gjitha produktet (lodra), të cilat importohen, duhet të jenë të shoqëruara me dosjen teknike e cila përmban:

a) Deklaratën e Konformitetit (të lëshuar nga prodhuesi),

b) Test raporti (i lëshuar nga një trup e certifikuar),

c) Etiketën me informatat e nevojshme për përmbajtje dhe përdorim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme