Sipas informatave jozyrtare e jo të konfirmuara, kandidati i Serbisë për Sekretar të Përgjithshëm të KB-së Vuk Jeremiq ka marrë 9 vota pozitive nga 15 shtete anëtare të Këshillit të Sigurimit, transmeton Koha.net.
Në Këshillin e Sigurimit të KB-së, mbrëmë, me dyer të mbyllura, është mbajtur rrethi i parë i votimit të fshehtë për kandidatët për Sekretarin e ri të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
Rrjedha e votimit nuk i komunikohet opinionit, vetëm kandidatë dhe shtetet e tyre njoftohen për vota që kanë marrë.
Ambasadorët në rrethin e parë u përcaktuan ndër 12 kandidatët ndër të cilët Serbinë e përfaqëson Vuk Jeremiq, ish –shef i diplomacisë serbe dhe kryesues njëvjeçar i Asamblesë së Përgjithshme KB-së.
Ish- kryeministri portugez Antonio Guteres udhëheq pas votimit të fshehtë.
Në vendin e dytë është ish –kryetari slloven Danilo Tirk, njofton AP, transmeton Koha.net.
Në vendin e tretë tre kandidatë, që të gjithë nga Ballkani: Irina Bokova (Bulgari), Vuk Jeremiq (Serbi) dhe i Sëgjan Kerim (Maqedoni).
Në vendin e katërt është ish-kryeministrja e Zelandës së Re Helen Clark e në vendin e pestë është kandidatja e Argjentinës Susana Malkora.
Në votim të gjithë anëtarët e Këshilli të Sigurimit për çdo kandidat deklarohen për njërin nga tri opsionet – “inkurajon” , “nuk inkurajon” dhe “nuk ka mendim”
Kandidatja kroate Vesna Pusiq ka marrë më së shumti vota “nuk inkurajon”.
Sipas informatave jozyrtare e jo të konfirmuara, kandidati i Serbisë për Sekretar të Përgjithshëm të KB-së Vuk Jeremiq ka marrë 9 vota pozitive nga 15 shtete anëtare të Këshillit të Sigurimit
Kandidat i Serbisë Vuk Jeremiq ka deklaruar se është shumë i kënaqur me rezultatin e rrethit të parë të votimit ë fshehtë në KS.
Të përkujtojmë, në kohën kur Jeremiq ishte kryesues njëvjeçar i Asamblesë së Përgjithshme KB-së (në vitin 2012 -2013) kishte deklaruar: Sa të jem kryesues këtu, Kosova vetëm mbi trupin tim të vdekur do të pranohet në Kombet e Bashkuara .