Jeremiq: Marrëveshjen detyruese juridike me Prishtinën do ta nënshkruajë Ana Bërnabiq

Kryetari i Partisë Popullore (Narodna stranka) në Serbi, Vuk Jeremiq ka deklaruar se kryetari i Serbisë nuk do të ketë guxim ta përmbushë premtimin Perëndimit që e kishte sjellë në pushtet – të nënshkruajë Marrëveshjen juridike detyruese me Prishtinën dhe për këtë arsye do ta humbasë mbështetjen që aktualisht e ka nga ai.

“Vuçiq me siguri do ta shtyjë Ana Bërnabiqin ta nënshkruajë marrëveshjen gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve në të cilën do të shkruajë “Serbia dhe Kosova nuk do ta bllokojnë njëra -tjetrën në organizatat ndërkombëtare”. Pas kësaj SHBA-ja do ta paraqesë Rezolutën në Këshillin e Sigurimit e pastaj Rusia, e cila ka të drejtë vetoje, zyrtarisht do ta pyesë Beogradin se si të votojë për atë propozim. Ky do të jetë momenti i vërtetë, jo për Ana Bërnabiqin, por për Vuçiqin”, ka thënë për javoren “vreme” Jeremiq.

Vuk Jeremiq, i cili në vitin 2012 ka qenë kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kishte thënë “se Kosova vetëm mbi trupin e tij të vdekur do të hynte në OKB”.

© KOHA. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme