Vuk Jeremiq, kandidat i ardhshëm për president të Serbisë është i bindur se në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të shkojë me Aleksandar Vuçiq.
Jeremiq për televizionin N1 ka thënë se Serbia nuk ka qenë kurrë më afër personalizimit të shteteve dhe qeverive, të cilat, siç thotë ai, Vuçiq e bëri , që politika e jashtme të jetë amatore dhe atë e drejton kryeministri, transmeton Klan Kosova.