Jeta prapa grilave e fëmijëve të dënuar

Gazetar: Ardit Ramadani

Njëzetedy fëmijë jetojnë në këtë vend që ne secilin cep ka rrethoja dhe policë ndërsa në vend të prindërve, ata që nga ora 6:30 e mëngjesit i zgjon i komandanti i ndërrimit për t’i përveshur krahët drejt pastrimit të dhomave të institucionit korrektues në të cilin kanë përfunduar si pasojë e kryerjes të ndonjë vepre penale.

Banori më i ri është vetëm 15 vjeçar. Por përkundër moshës së njomë të tyre, veprat të cilat i kanë kryer kanë lënë pasoja të mëdha – edhe atë, një pjesë e tyre janë të dënuar për vrasje, vrasje në tentativë, përdhunim dhe vjedhje.  Jetesa për disa vite në fshatin Volkovi ku ndodhet qendra korrektuese nuk ia ka humbur shpresat për të ardhmen 17 vjeçarit të dënuar për vjedhje së bashku me vëllain e tij.

“Të gjithë kur zgjohemi fillimisht fshijmë dhomat, lajmë dhëmbët dhe kujdesemi për higjienën tonë dhe pas kësaj shkojmë mësojmë zanat, pas kësaj shkojmë në shkollë, pas shkollës këtu kemi rosa, pulëbardha, unë kujdesem për ato dhe i ushqej, ju vendos ujë, kemi gjithashtu edhe lepurusha, kemi edhe fushë të cilën e punojmë çdo verë, e ujisim, dhe këto janë, kemi palestër, luajmë ping-pong”, tha një fëmijë i burgosur.

Ai shprehet i kënaqur me kushtet që i ofrohen aty dhe se më nuk do ta përsëriste veprën penale, por megjithatë thotë se ndjenë mall për nënën e cila ka ardhur ta vizitojë vetëm njëherë.

“Jo, jo, sepse e di tash gabimin që e kam bë dhe nuk dua të vuaj më, për shembull të hyjë në një burg tjetër dhe të njëjtën ta vuaj, edhe pse këtu është mirë, shumë më mirë më duket se sa jashtë. Vijnë, nëna vetëm ka ardhur. Vetëm nëna, sepse vëllezërit janë me punë andej këndej. Më mungojnë, normalisht, gjithkujt i mungon familja e vetë”, u shreh një fëmijë i burgosur.

Edhe pse vetëm njëherë, ky fëmijë kishte fatin që njëri prind kishte ardhur në vizitë. Pjesën më të madhe të fëmijëve nuk e kishte vizituar askush me vite të tëra. Sipas drejtorit Daniell Antoski, kjo ndodhë për shkak se shumica e fëmijëve në këtë qendre korrektuese vijnë nga familje disfunksionale.

“Në institucionin tonë këtu punojnë persona profesional të cilën janë kompetent për risocializimin e kësaj kategorie të fëmijëve, këto janë edukatorët nga sektori për risocializim, të cilët janë 13 në numër, kemi psikologë, punonjës social, pedagogë dhe persona tjerë profesional të cilët janë të nevojshëm për risocializim të suksesshëm të këtyre fëmijëve”, deklaroi Daniel Antoski, drejtor i Qendrës Korrektuese për Fëmijë.

Edhe pse këta fëmijë dukeshin gjithë shpresë për jetën jashtë mureve të qendrës korrektuese, psikolog’ja me të cilën biseduam tha se jeta e tyre jashtë këtij institucioni është plot me sfida, ata përballen me shëndet të rënduar mendor, paragjykime nga të tjerët si dhe vështirësi në socializim. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme