Një ditë para se të fillojë viti shkollor, ish ministri i arsimit Jeton Shaqiri në profilin e tij ka shpërndarë një foto duke e shoqëruar edhe me tekst.
Në foto është një kopertinë e një libri të lëndës së historisë për nxënësit e klasës së shtatë, në të cilën janë të paraqitur disa portrete të figurave historike. Më e theksuar është portreti i vëllezërve Metodij, shkuran Alsat.
Ndërsa gjithashtu aty vërehet edhe portreti i Skenderbeut, Fernando Magelanit, Dante Aligerit, portreti i Sulltan Osmanit, portreti i mbretit francez Sharlit të Madh dhe Stefan Dushanit.
Ish ministri pyet se nëse prindërit janë dakord që fëmijët të mësojnë në një libër me këtë lloj kopertine, duke hedhur akuza në drejtim të VLEN-it.
Ja dhe shkrimi i tij i plotë:
A jeni dakord që fëmija juaj të fillojë nesër mësimin me këtë kopertinë?
Servilat ndoshta po, por prindërit që duan një edukim të drejtë për fëmijët e tyre duhet ta mendojnë dy herë.
Kujtojmë se ky libër vjen pasi që si ministër hoqa nga përdorimi librin e mëparshëm për shkak të përmbajtjes së tij ofenduese.
Ndërsa për atë se çfar përmbajtje ka libri, edhe për atë do shkruajm!!
Të legjitimuarit e Vmro-së Vlenin nuk i pyet kush … ashtu edhe siç pritej këto pranojnë çdo gjë që servohet nga padronët e tyre në dëm tonin.
Pa pik turpi kan vendosur në program diçka të tillë.
* Ata që nuk turpërohen për humbjet e tyre dhe vazhdojnë të qëndrojnë pa ndonjë ndjenjë përgjegjësie janë të pa përgjegjshëm.