Lista Serbe mbetet pranë qëndrimit që të mos votojë pro ratifikimit të kufirit Kosovë –Mali i Zi, sepse, siç thotë Dalibor Jevtiq, aktualisht demarkacioni nuk u intereson përfaqësuesve të kësaj partie serbe, transmeton Koha.net.
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht ministër për Komunitete e Kthim, Jevtiq ka thënë se këto ditë nuk ka pasur takim ndërmjet tij e kryetari të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli
“A kemi biseduar për këtë temë”? Po kemi biseduar për këtë temë. Përgjigja jonë ka qenë se aktualisht nuk na intereson, se kjo, fundja, nuk ka qenë temë marrëveshjes sonë të koalicionit. A ka presione nga bashkësia ndërkombëtare, ka presione, ajo kërkon që ne ta përkrahim këtë proces”, citon radiokim të ketë thënë Jevtiq.