Jevtiq e kupton çfarë dëmi bëri Serbia, kërkon uljen e tensioneve

Situata momentale në Kosovë është shumë e tensionuar dhe me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare duhet të ulën tensionet, sepse vetëm kështu mund të krijohen kushtet për jetë për të gjithë popujt në këto hapësira, ka deklaruar ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq.

Ai këtë deklaratë e ka dhënë pas takimit me ambasadorin norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjastad, raporton lajmi.net.

Sipas zyrës së ministrit Jevtiq, në takim i cili është mbajtur në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete, temat kryesore ishin situata momentale në Kosovë, si dhe procesi i kthimit.

Situata është tensionuar pas tentimit të hyrjes së trenit serb në Kosovë pa miratimin e autoriteteve kosovare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme