Joe Biden konfirmohet fitues në Xhorxhia pas rinumërimit

Presidenti i zgjedhur në SHBA, Joe Biden është konfirmuar fitues në Xhorxhia pasi ky shtet kreu rinumërim me dorë të votave. Biden bëhet kështu demokrati i parë që e merr këtë shtet që nga viti 1996.

Biden fiton 16 votat elektorale si pjesë e fitores 306 me 232 vota ndaj Donald Trump.

Rezultatin e shpalli Associated Press pas rinumërimit.

Si rezultat i rinumërimit, Trump është afruar me 1400 vota, por sërish është humbës.

Rinumërimi zbuloi 5800 vota, por një zyrtar i shtetit tha se ato janë rezultat i një gabimi njerëzor. Sipas tij, nuk ka të dhëna për manipulim.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme