Johannes Hahn thirrje Qeverisë së re: Përqëndrohuni tek procesi i Vetingut

Eurodeputeti Johannes Hahn ka vlerësua faktin që zgjedhjet janë zhvilluar pa bojkot nga partitë politike dhe ndërkohë pret që qeveria e re të vazhdojë reformat që ndihmojnë integrimin.

“Unë përshëndes faktin që zgjedhjet u zhvilluan pa u bojkotuar nga partitë politike. Tani ne presim një qeveri të vendosur për ta çuar vendin përpara në rrugën e integrimit drejt BE-së, nëpërmjet reformave te vazhdueshme.

Qeveria e re duhet përqendrohet veçanërisht në zbatimin e reformës në drejtësi dhe procesit të vettingut,i cili është vendimtar në drejtimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni”, tha Hahn.

Hahn tha se me ngritjen e organeve të verifikimit Shqipëria ka arritur progres të besueshëm.

“Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave duke u bazuar në progresin e besueshëm dhe të ndjeshëm të implementimit të reformës në drejtësi, veçanërisht në verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Mund të themi se me ngritjen e organeve të verifikimit është arritur shumë progres. Presim që në vjeshtë këto organe të fillojnë punën. Rekomandimi ynë do të varet nga rezultatet e arritura”, deklaroi eurodeputeti Hahn.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme