Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka tërhequr një paralele të veprimeve të sotme të Vladimir Putinit në Ukrainë, me ato të Slobodan Milosheviqit në Kosovë.
Johnson, gjatë një paraqitjeje para deputetëve britanikë ka thënë se se Putini po e bën të njëjtën gjë si Milosheviqi.
Ai ka thënë se nuk duhet harruar që Miloseviqi ka vdekur gjatë kohës sa po gjykohej.
“Ajo çka po bën Putini është e njëjtë me atë që ka bërë Slobodan Milosheviqi në Kosovë, i njëjti agresion, dhe mos harroni se Milosheviqi ka vdekur derisa po gjykohej”, ka thënë Johnsoni, gjatë kohës kur po i paraqiste para Parlamentit sanksionet e Britanisë së Madhe ndaj Rusisë, për shkak të sulmeve të saj ndaj Ukrainës, të cilat kanë nisur mëngjesin e së enjtes.