Jorida Tabaku: Pamje nga kantieret e punimeve të qeverisë, ku nuk punohet.

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka publikuar disa pamjet nga kantieret e punimeve të qeverisë, që sipas saj janë thjesht imagjinare, pasi aty nuk punohet.

Sipas Tabakut është fakt që një vit pas tërmetit janë ndërtuar vetëm 48 shtëpi, nga 3389 te kontraktuara për rindërtim.

Ndërkohë Tabaku vazhdon t’i drejtojë 4 pyetjet kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Pamjet më poshtë janë marrë sot në mëngjes në dy nga kantieret imagjinare të Rilindjes. Ku ndërtohen shtëpi imagjinare, rrugë dhe porte në 3D apo aeroporte qe duhet te kishin përfunduar vite më parë. Por sapo kamerat largohen nga kantieret imagjinare, gjithçka i rikthehet heshtjes dhe shesheve të premtimeve të pambajtura.

Fakt mbetet që një vit pas termetit janë ndërtuar gjithsej 48 shtëpi nga 3389 te kontraktuara për rindërtim. Sikundër lagjet e reja apo aeroportet anë e mbanë Shqipërisë ekzistojnë vetëm në një folder special në USB-në e Arben Ahmetaj.
Premtimet e pambajtura dhe kjo qeveri janë binom i pandashëm. Sado të mundohen, videomontazhet nuk e fshehin dot dështimin dhe korrupsionin që ka shoqëruar në çdo hap procesin e rindërtimit. Sot sërish dua të ndalem tek procedura e shembjes së gjimnazit “Sami Frashëri” për ti drejtuar kryetarit të bashkisë këto pyetje që kanë mbetur ende pa përgjigje:
1. A u rehabilitua Sami Frasheri pak muaj para se të shembej ndonëse EV tha që do rrojë me vite?
2. Me cfarë fondesh po ndërtohet Sami Frashëri? Veliaj dhe Ahmetaj thanë me fonde të BE, ndërkohë që BE thotë që nuk po ndërton asnjë shkollë në Tiranë me fondet e saj.
3. A është shpallur në buletinin e datës 27 Mars projektimi i ndërtimit të shkollës Sami Frashëri dhe anulluar me datë 21 Prill? Që do të thotë se kur u prish me datë 24 Prill nuk kishte një projekt…
4. Në ç’sirtar ka përfunduar procedura e përfunduar e tenderit për shkollën Sami Frashëri? Pse nuk është bërë publike?

ER dhe EV duhet ta kenë dhe përgjigjen pse shkollat e tyre janë me kosto 4,5mln euro dhe të BE 700 000 euro.

Më poshtë pamjet nga “sheshet e ndertimit” tek gjimnazi “Sami Frashëri” dhe kompleksi 5 maji”, shkruan Tabaku në Facebook.

 

 

 

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme