Jovanovic: Në Vucicin e shoh një mundësi

Përpiqem të jem i ndershëm në analizë dhe të thëm se a shoh mundësi a problem, ka thënë lideri i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë Cedomir Jovanovic.

Duke e vlerësuar kryetarin aktual të Serbisë në televizionin Face, Jovanovic ka thënë se ai më së miri e mba mend atë fjalinë ‘për një do t’i vrasim 100’ dhe në këtë ai e sheh nevojën e tij “të jetë ndryshe”.

Ai ka thënë se ndryshimi nuk varet vetëm prej Vucicit.

“Si e kan sulmuar të gjithë pos meje në Serbi? Si tradhtar. Si dikë i cili e shet Kosocën, me këto fjalë flasin. Me këto fjalë edhe Djilas e Jeremic e Obradovic dhe ai Stamatovici i marrë, i cili është në Zlatibor me formacionet paramilitare ruse, ku bën kampe dhe i trajnon fëmijët për të përdorur armët”, thotë Jovanovic.

Sipas fjalëve të tij, kryetari i komunës Çajetina nuk gjendet në Ujman kur ajo shkon kryetari i Kosovës Hashim Thaçi “për të pirë kafe”, po pret që atje të shkojnë fëmijët serbë.

“Të gjithë këto personazhe nuk e kritikojnë Vucicin si unë, i cili i thotë që të bisedojë me a pa taksa, t’u ndihmojë boshnjakëve të kenë vendin e tyre dhe në këtë mënyrë t’u ndihmojë serbëve të cilët jetojnë atje, ndërsa Serbinë ta bëjë shtet. Çka i thonë ata? E ke shitur Kosovën, nesër do të shesish Republikën serbe dhe do të hyjmë në NATO. Ata dalin në televizor dhe ulurisin në ato gra fatkëqija që punojnë atje”, ka thënë Jovanovic.

Rreth çështjes së Kosovës, Jovanovic thotë se ‘është e domosdoshme të bëhet ajo që mund të bëhet’.

“Sinqerisht t’ju them, në Preshëve jetojnë 99 për qind shqiptarë. Ne nuk jemi në gjendje të bëjmë asgjë me ata njerëz. Ata nuk marrin pjesë në zgjedhjet tona. I mundon ata dhe e mundon veten”, ka thënë Jovanovic.

Duke komentuar idenë e përkufizimit, Jovanovic ka rhënë se “këtë askush nuk e di ç’është dhe e kujt është”.

Lideri i PLD-së është pyetur se si ia ka dalë pushteti i Prishtinës të vendosë pushtet në veri të Kosovës, sepse shqiptarët nuk jetojnë atje, transmeton B92.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme