Jovanoviq: Serbia duhet të dalë me një zgjidhje për Kosovën më 2018

Lideri i Partisë Demokratike Liberale të Serbisë, Çedomir Jovanoviq ka thënë se vitin që po vjen Serbia  duhet të dalë me një zgjidhje sa i përket çështjes së Kosovës.

“Nëse ne nuk e bëjmë këtë, ata do ta bëjnë pa ne dhe është më shumë zgjidhje logjike për të qenë faktorë në këtë proces sesa për t’u dorëzuar”, ka thënë ai para mediave të tjera, përcjellë Klan Kosova.

Serbia me iniciativë të presidentit, Aleksandër Vuçiq nga tetori i këtij viti ka nisur dialogun e brendshëm për Kosovën.

Kreu i shtetit serb ka thënë se pret që në mars të vitit 2018 të shkohet përpara me një propozim sa i përket Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme