Kryeprokurori Ljubomir Joveski konfirmoi sot se është gjetur edhe një trup në autobusin e djegur, me çka numri i viktimave nga aksidenti tragjik arrin në 45. Joveski njoftoi edhe për arritjen e prokurorëve bullgar në vendin tonë, të cilët sipas tij gjatë ditës së nesërme do të marrin mostrat nga familjarët e viktimave për të kryer identifikimin e viktimave përmes ADN-së.
– Advertisements –
“Prokurorët e Bullgarisë arritën në Prokurorinë e RMV-së. Mund të them se përfaqësuesve të prokurorisë bullgare nesër anëtarët e familjeve do tu ofrojnë testet e DNK-së. Ne si prokurori do tua ofrojmë dokumentet e nevojshme të “Besa Trans”. Gjatë ditës së sotme prokuroria deri tek organet kompetente bullgare ka dërguar një lutje që të marrin pjesë në ekspertizën e aksidentit, me qëllim që të përshpejtohet procesi i identifikimit të viktimave nga kjo ngjarje tragjike. Në autobusin e djegur është gjetur edhe trupi i një udhëtari, bëhet fjalë për një person të moshës së re. Në këtë tragjedi kanë humbur jetën 45 udhëtarë, 7 të tjerë janë në spitalin e Sofjes”, tha Joveski.