Joveski: Materialet ua dorëzuam prokurorëve bullgar

Kryeprokurori Ljubomir Joveski, njoftoi sot se të gjitha materialet metë cilat posedon prokuroria publike e RMV-së ua ka dorëzuar kolegëve të tyre bullgar.

– Advertisements –

“Sot ua dorëzuam ADN profilet prokurorëve bullgar, procesverbalet nga 8 dëshmitarët, dokumentet e plota të Besa Trans, dhe dokumentacionin e plotë që posedon MPB-ja, kjo është në përputhje me standardet ndërkombëtare, sepse aksidenti ka ndodhur në Bullgari dhe hetimin e kryejnë organet e hetuesisë bullgare”, tha Joveski.

Ndërkohë prokurori bullgar u shpreh se falë bashkëpunimit me prokurorët nga Republika e Maqedonisë së Veriut, shpreson në zbardhjen sa më të shpejt të rastit, identifikimin e viktimave dhe të mundësojmë kthimin e tyre në RMV, dhe familjarëve t’ju mundësohet që të kryejnë ceremoninë mortore.

Ndërkohë Joveski njoftoi se nesër dy përfaqësues tonë nga mjekësia ligjore do të udhëtojnë për në Bullgari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme