Prokurori publik i Maqedonisë së Veriut, Lubomir Jovevski i vlerëson si të pabaza, paushalle dhe të pasakta vlerësimet personale lidhur me punën e tij dhe të Prokurorisë Publike, nga zëvendëskryetarja për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska.
Duke folur për luftën kundër korrupsionit, Gërkovska ka thënë se duhet të bëhet një koalicion i njerëzve me integritet në të gjitha fushat.
Ajo kritikoi edhe e zgjedhjen kreut të ri të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit duke thënë se është shkatërruese që prokurorët nuk kanë integritet që vet të marrin vendime. Këto pretendimet Jovevski i quan ndërhyurje në punën e prokurorisë.
“Disa nga deklaratat e saj në një paraqitje, nënkuptojnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e Prokurorisë Publike dhe kërcënojnë pavarësinë e saj. Politika e qeverisjes së mirë në thelb duhet të respektojë ndarjen e pushteteve dhe shtetin e së drejtës. Për më tepër, në performancën e saj publike nuk është paraqitur asnjë argument i vetëm përkatës për të mbështetur vlerësime të tilla personale. Do të ishte e dobishme nëse zëvendëskryetarja, para se të paraqesë vlerësime personale të punës, të vizitojë Prokurorinë Publike dhe të njihet me gjendjen reale dhe sfidat në luftën kundër krimit”, thuhet në reagimin e Jovevskit”, thonë nga Prokuroria Publike.
Pretendimet e zv.kryeministres se tashmë janë krijuar të gjitha kushtet për një luftë efektive kundër krimit dhe korrupsionit nuk përputhen me situatën reale, sipas Jovevskit.
Ajo theksoi se solidariteti brenda gjykatësve, në prokurori, në drejtësi duhet të ndalet. Së pari, për hir të vetë gjyqtarëve dhe prokurorëve, nuk është në favorin e tyre t’u vihet njollë të gjithëve, vetëm për hir të dissave andaj edhe bëri thirrje për përgjegjësi individuale.
Por Jovevski në reagimin me shkrim thotë se institucionet tjera duhet të heqin duart nga prokuroria dhe të mos sillem me ta sikur me nxënësit.
“Disa herë kam kërkuar dhe insistuar që të gjithë aktorët politikë dhe të tjerë të heqin duart nga prokuroria. Si prokuror publik, por edhe në emër të prokurorëve të tjerë publikë, theksoj se nuk do të pranojmë rolin e nxënësit në të cilin dikush do të na thotë se kush duhet dhe në bazë të cilit nen të përgjigjet, e as dikush të thotë se kush, ku dhe si duhet të zgjidhet anëtar. Ka rregullore për këtë”, theksojnë nga Prokuroria Publike.
Ai thotë se në raportin e fundit për progresin e vendit, Komisioni Evropian nuk kritikon funksionimin e Prokurorisë Publike, por përkundrazi vlerëson se “ka progres të moderuar në luftën kundër korrupsionit”. Por në reagimin me shkrim, prokurori publik nuk komenton reagimet e përditshme të zyrtarëve të lartë të BE-së dhe SHBA-së për pranin e lartë të korrupsionit dhe dështimet e instituciont që të përballen me këtë fenomen.