Jovevski: Vrasjen e Almirit si aksident e ka rikualifikuar Zvërlevski

Lënda për rastin e vrasjes së vogëlushit Almir Aliu do të rikaulifikohet  nga “ Vrasje me paramendim”, në “aksident në komunikacion”. Këtë e tha sot para deputetëve, kryeprokurori publik, Lubomir Jovevski.

Jovevski tha se vendimi së pari është marrë në Prokurorinë e Publike, para se ai të emërohej në postin  që mban tani dhe më pas rikualifikimi I lëndës është votuar në Prokurorinë Republikane. Këtë, Jovevski e tha duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të Lëvizjes BESA, Rexhep Memedi, se a është e vërtetë se në prokurori është dorëzuar kërkesë për riakulifikim të këtij rasti,

“Vendimi për rikualifikimin e këtij rasti është marrë  në Prokurorinë Publike që para se unë të emërohesha si kryeprokurorë publik. Më pas lënda është dërguar në prokurorinë Republikane,  ku edhe është votuar për rikualifikim nga “Vrasje”, në “ aksident në komunikacion”. Ky vendim është marrë për shkak të pamundësisë për të përcaktuar paramendimin në vepër tek i akuzuari për vrasje-“, tha Jovevski para deputetëve.

Lëvizja Besa kërkon nga kryeprokurori aktual, Jovevski, që të mos ndjekë rrugën e parardhësit të tij, Marko Zvërlevski.

“Kërkojmë nga kryeprokurori actual që të mos e ndjekë shembullin dhe hapat e parardhësit të tioj, Marko Zvërlevski. Të mos rikualifikohet lënda e vrasjes së vogëlushit Almir Aliu në “aksident në komunikacion”- tha deputeti Rexhep Memedi,

Vrasja e 4 vjeçarit nga Kumanova ndodhi më 25 qershor të vitit 2016, pas një zënkë paraprake mes familjarëve të Almirit dhe të akuzuarit Boban Iliç i cili shtypi me makinë 4 vjeçarin nga Kumanova dhe prindërit e tij. Seanca e radhës është caktuar për 5 mars./Almakos.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme