Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka reaguar pas protestës së qytetarëve të Vlorës, të cilët prej disa ditësh janë lënë pa ujë të pijshëm.
Në një postim në rrjetet sociale, Vokshi thekson se mungesa e ujit në mes të dimrit në një qytet bregdetar nuk është luks, por një nevojë jetike dhe e drejtë e qytetarëve. Ajo shton se përgjegjësit për këtë situatë heshtin, ndërsa qytetarët po ngrihen për të kërkuar zgjidhje.
Mesazhi i deputetes është i qartë: “Ju gala, ne pa la! Vlorë, zëri yt është i drejtë dhe i fortë”, duke mbështetur banorët në protestën e tyre kundër padrejtësisë dhe mungesës së shërbimeve bazë.



