Ju kujtohet kameramanja që rrëzoi burrin sirian? Ja sa e dënoi gjykata

Petra Laszlo, i cila ishte xhiruar duke rrëzuar një burrë sirian refugjat me një fëmijë, derisa po iknin nëpër fusha, është dënuar nga një gjykatë hungareze 3 vjet me kusht për sjellje të çrregullt, ose të pahijshme.

Laszlo, kamermanja hungarez, shkaktoi zemërim globale pasi u filmua duke rrëzuar burrin sirian me fëmijë.

Petra Laszlo, u shfaq me anë të një lidhjeje video në një gjykatë në qytetin jugor Szeged të Hungarisë, dhe e përlotur tha se do të bënte ankesë në shkallën e dyte.

Laszlo dha një arsyetim tepër banal për shkakun që kishte rrëzuar burrin me fëmijë, derisa ishin duke ikur.

“Ajo ishte mbi të gjitha brenda dy sekondave”, duke shtuar se “ndjehen nën sulm për shkak të panikut sepse të gjithë bërtisnin, ishte shumë e frikshme”, tha Laszlo, raporton aljazeera, transmeton lajmi.net.

Incidenti, i cili ndodhi në shtator të vitit 2015, mori përmasa globale ku veprimet e saj zemëruan miliona njerëz që shpërndan pamjet në rrjetet sociale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme