“Ju që nuk keni ardhur, a nuk u ngopët? Dhe sa do të duroni?”, avokati Lapaj në protestë: Hallet tona zgjidhen vetëm duke bërë barrikadë

Ne protesten e sotme te zhvilluar para Kryeministrisë si Shqipruisë, i pranishem ishte dhe avokati Ardriatik Lapaj i cila i drejtoi disa pyetje turmës duke thënë se protesta eshte individuale por te gjithë shqiptarët kanë nevojë t’i dëgjojnë të vërtetat pa zbukurime.

“Protesta është individuale. Fjala që po mbajtën qytetarët tregon se sa e sinqertë është kjo protestë. Në fakt ky vend ka shumë nevojë të dëgjojë pa zbukurime të vërtetën e popullit të vet ashtu si ajo është. Kam disa pyetje: A keni mundësi të paguani energjinë? A keni mundësi të paguani për rritjen e çmimit të bukës? A keni mundësi të paguani për rritjen e çmimit të gazit, karburanteve? A keni ju të ardhura për të jetuar me dinjitet?

Të dashur vëllezër dhe motra ne sot këtu duhet të ishim më shumë. Hallet tona mund të zgjidhet vetëm duke qëndruar duke u thënë jo rritjes së çmimeve.

Ju që nuk keni ardhur, a nuk u ngopët? Dhe sa do të duroni? Për çfarë? Që vetëm një dorë e kësaj republike të bëjnë pushime luksozë dhe të kenë shtëpi në të gjithë botën? Kthehuni tek interesat tuaj dhe të fëmijëve tuaj, boll më punuat për interesin e drejtuesit tuaj”– tha Lapaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme