Julian Assange zbulon sekretin që do shkatërrojë Hillary Clintonin

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, anuloi një shfaqje publike me rastin e përvjetorit të 10-të të themelimit të organizatës së tij nga ballkoni i ambasadës Ekuadoriane në Londër për shkak të frikës për sigurinë e tij ditën e hënë.

Ai kishte planifikuar të mbante një fjalim mes spekulimeve se do të publikonte një informacion sekret, i cili do të dëmtonte kandidaten demokrate për presidencën e SHBA-së, Hillary Clinton, për të cilën disa mendonin se do të ishte surpriza e një muaji përpara zgjedhjeve.

Megjithatë, Assange, i cili kërkohet nga autoritetet suedeze për t’u marrë në pyetje në lidhje me akuzat e përdhunimit, do të bëjë një lajmërim përmes një videoje për një ngjarje në Berlin mëngjesin e sotëm.

Me një “Twitter” pasditen e së hënës ai konfirmoi zhvendosjen e fjalimit të tij nga Londra në Berlin pa dhënë informacione të tjera.

Ish-krahu i djathtë i Donald Trumpit, Roger Stone, thotë se zbulimet që do të bëjë WikiLeaks do të shkatërrojnë rivalen e kandidatit republikan, Hillary Clinton.

Në gusht të këtij viti, Assange i tha “Fox News”-it se ai kishte informacion se “disa engjëj të papritur janë shumë interesante, madje argëtuese” dhe shtoi se do ta bënte publik këtë informacion përpara zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntorit në SHBA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme