Themeluesi i faqes WikiLeaks në Internet, Julian Assange, në një intervistë për rrjetin amerikan Fox News, ka përsëritur se ai nuk i ka marrë mijëra emaila të Partisë Demokratike të Shteteve të Bashkuara nga burimet ruse
Gjatë intervistës në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku strehohet prej qershorit të vitit 2012, ai nuk ka zbuluar se kush e furnizoi WikiLeaksin me dokumentet e vjedhura të hakerëve nga Komiteti Kombëtar Demokratik dhe nga John Podesta, shef i fushatës së kandidates demokrate, Hillary Clinton, raporton REL.
“Burim nuk është qeveria e Rusisë”, tha Assange, i cili ka shtuar se “nuk janë as palët shtetërore”.
I pyetur se a mendon se rrjedhja e emailave të zotit Podesta dhe të Komitetit Kombëtar Demokratik, ka ndikuar në fitoren e republikanit, Donald Trump, Assange tha:
“ Kush e di, është e pamundur të thuhet”.
/REL