Juncker: Vendimi rreth shtyrjes së Brexitit nuk pritet gjatë kësaj jave

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë të mërkurën për një radiostacion gjerman se vendimi rreth afatit të shtyrjes së Brexitit nuk pritet të ndodhë gjatë samitit të kësaj jave të Bashkimit Evropian dhe ka shtuar se liderët e bllokut do të takohen sërish javën e ardhshme për ta diskutuar këtë çështje.

Juncker e dha një parashikim të tillë pasi kryeministrja britanike, Theresa May, iu adresua bllokut për ta kërkuar shtyrjen e Nenit 50, masë kjo që do ta zgjaste afatin e daljes së Britanisë së Madhe nga blloku për më pak se tre muaj. Kryeministrja synonte më herët që të dakordohet rreth zgjatjes më të gjatë të afatit të divorcit nga BE-ja, po që se marrëveshja e saj e daljes nuk miratohet të mërkurën.

“Përshtypja ime është se… gjatë kësaj jave nuk do të ketë vendim në Këshillin Evropian, por se ne mbase do të duhet të takohemi sërish javën e ardhshme”, ka thënë Juncker për radion “Deutschlandfunk”, ka raportuar “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. “Zonja May nuk ka marrëveshje për asnjë lloj gjëje, qoftë në vetë Kabinetin e saj apo në Parlament”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme