Juventus gjen zëvendësuesin e Pogbas në Ligën Premier.
Juventusi po vlerëson mundësinë për të bërë një lëvizje për yllin e Arsenalit, Thomas Partey, në janar për të zëvendësuar Paul Pogban në mesfushë.
Gjigantët e Serie A thuhet se po planifikojnë një lëvizje huazimi në janar për Partey, sipas TuttoJuve.
Partey, i cili është përballur me lëndime të shumta këtë sezon, ka arritur të luajë vetëm 341 minuta për Topçinjtë dhe supozohet se po mendon të largohet nga klubi në afatin kalimtar të ardhshëm.
Kontrata aktuale e ganezit është e vlefshme deri në vitin 2025 dhe nëse ai dëshiron të largohet, klubi i Londrës veriore thuhet se do të kërkojë një shumë transferimi prej rreth 30 milionë euro.
Bianconerët nuk kanë gjasa të përballojnë çmimin e kërkuar nga klubi i Ligës Premier dhe kështu do të përpiqen ta huazojnë lojtarin.
Massimiliano Allegrit tashmë i mungojnë shërbimet e mesfushorëve si Paul Pogba dhe Nicolo Fagioli.
Ndërsa Pogba po përballet me një pezullim të gjatë pasi rezultoi pozitiv për një substancë të ndaluar, italiani po vuan një pezullim prej shtatë muajsh për bast në platforma të paligjshme.
Skuadra e Mikel Artetas do të përballet me West Hamin në ndeshjen e 1/16-të të “Carabao Cup” sot (e mërkurë), ku Partey ka gjasa të mira ta nis ndeshjen nga minuta e parë.