I pyetur nëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka të ashtuquajtur “furgonë të verdhë”, përmes të cilëve është e mundur ndjekja e komunikimeve, Drejtori i Agjencisë Tekniko-Operative (ATO) i ftuar në “360 Gradë” në Alsat, thotë:
“E para ai lloj i pajisjes është vështir për tu furnizuar. Është shumë e shtrenjtë dhe e sofistikuar. E dyta, nënkupton një numër të madh të personave të përfshirë në gjithë procesin. Nuk mund të paragjykojmë nëse një apo dy persona, me furgonë do të mund të arrijnë qasje deri tek sistemi dhe të ndjekin…të gjitha këto përralla që kohë pas kohe paraqiten në opinion, sigurisht që janë produkt i ndonjë fhutie në opinion që ndërlidhet me zhvillimet në të kaluarën. Jo vetëm këtu tek ne por edhe në rajon”, tha Angellovski. /Alsat.mk