Regjistrimi është paraparë të bëhet gjatë tri ditëve (26, 27, 28 korrik). Ndërsa seanca konstituive do të mbahet më 3 gusht, ku do të bëhet betimi i deputetëve.
Gjithashtu në këtë seancë pritet të zgjidhet edhe kryetari i ri i Kuvendit si dhe nënkryetarët, por koalicioni fitues i zgjedhjeve PDK-AAK-Nisma (PAN) ende nuk ka bërë publike emrin e kandidatit për kryetar. Gjithashtu ende nuk dihet nëse ky koalicion i ka votat e nevojshme (61) për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe të Qeverisë së re. /Lajmi.net/